http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Per 12 mije banore te zones se Zejmenit në Lezhë, nuk do te kete me probleme me furnizimin me energji elektrike.Kryeministri Rama ka shkuar ne kete zone per te pare rezultatet e investimit qe eshte I pari ne rrjetin elektrik qe prej vitit 1971 e qe do te kete impakt te drejtperdrejte edhe tek turizmi.EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISE?Jo vetëm këtu, por në shumë zona, investimet e fundit janë bërë në fazën e elektrifikimit dhe faktikisht sistemi është sistemi i kohës së elektrifikimit, prandaj edhe një erë të fryjë, borë po e po, këputen linjat dhe duhet filluar nga e para?.Gjate qendrimit ne Lezhe, kryeministri Rama ka vizituar edhe nje fabrike te përpunimit të ullirit dhe fruta-perimeve, produktet e se ciles eksportohen edhe ne vende te Bashkimit Europian.EDI RAMA?Në të gjithë këtë volum eksporti që është rritur dhe që ka shkuar jashtë nuk ka asnjë kamion të kthyer mbrapsht për arsye të standardit, asnjë kamion me fruta, asnjë kamion me perime, asnjë lloj problemi, të gjitha brenda standardit.Lideri I mazhorances Rama ka sulmuar mediat te cilat sipas tij demtojne imazhin e biznesit shqiptar.?Kur kemi filluar procesin për të kaluar antishpifjen në Parlament, jam habitur, më shkruanin biznesmenë, ?mos u tërhiq, na mbytën, na vënë gjoba dhe thonë, o paguaje, ose do të sulmoj në televizion, do të sulmoj në portal, në gazetë, do të të bëj copë, derisa të paguash?.Rama u ndal edhe tek rendesia e agroturizmit dhe mbeshtetja qe qeveria po i jep ketij sektori.