OSHEE, investime në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike për shkak të amortizimit të rrjetit shumë shpejt do të marrin fund në disa zona të Tiranës. Kompania e Shpërndarjes së Energjisë ka bërë gati një fond prej 50 milion dollarësh, të cilat do t?i investojë në linja të reja. Duke inspektuar punimet në një zonë të kryeqytetit, ku po ndërtohet rrjeti i ri i shpërndarjes për zonën e Selitës, Vasil Shantos dhe pjesës së rrugës së Kavajës, Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri tha se rritja e arkëtimeve të kompanisë po përkthehet në rritje të shërbimit ndaj konsumatorëve.Mesazhi është shumë i thjeshtë, shumë i qartë dhe besoj i kuptueshëm për të gjithë qytetarët. Kontributi i tyre, pagesat që janë shtuar, ulja e humbjeve po përkthehet ne investime dhe sjell siguri më të madhe për sistemin tonë energjetik, tarifa më të qëndrueshme të energjisë elektrike dhe e bën vendin më të sigurte nga pikëpamja energjetike. Këto politika po përkthehen gjithmonë në dobi të qytetarëve.Ndërsa administratori i OSHEE-së Ardian Çela tha se këtë investim qyetarët e kësaj zone e meritojnë, pasi edhe pse kanë qenë të rregullt në pagesa, kanë patur probleme të mëdha me ndërprerjen e energjisë.Investimet vetëm për Tiranën qytet, për këtë vit parashikohen të arrijnë në 240 milion lekë. Ato synojnë vendosjen e një rrjeti të ri, dhe kthimin e linjave 6/10 kv në 20kV, me linja moderne dhe cilësore, kabina, transformatorë të rinj. Aktualisht po ndërtohet edhe në zonat rreth Rruga Ura - Shkozë, Don Bosko, Siri Kodra. Pritet të nisë këto ditë një tjetër investim i rëndësishëm, ku pas 10 vitesh, Qytetit Studenti do ti vendosen transformatorë të rinj, si dhe pajisje moderne për kabinat.Investimi në këtë zonë të kryeqytetit kap vlerën e 550 mijë dollarëve dhe përmirëson furnizimin me energji për 15 mijë konsumatorë.

Share This Video


Download

  
Report form