#oranews #banoretesyzezes #uravajgurore
Banorët e fshatit Syzezë në Urën Vajgurore vuajnë prej 15 vitesh mungesën e Ujit të Pijshëm. Në këto kushte ata janë rikthyer tek puset për të siguruar ujin për shërbime, ndërsa atë për ta pirë e blejnë.
Prej më shumë se 15 vitesh banorët e fshatit Syzezë, në njësinë administrative Poshnje, në Bashkinë e Urës-Vajgurore, nuk kanë ujë të pijshëm në banesat e tyre.
Ujin për të pirë e blejnë, ndërsa atë për shërbime e sigurojnë përmes puseve.
"Kemi shpuar vetë puse, por nuk pihet", tha një banor.
Për më të pamundurit, zgjidhja është një çezmë e përbashkët e ndërtuar që nga pushtimi i Italisë dhe që ndodhet shumë larg fshatit.
"Jemi të persekutuar për ujë nga çdo qeveri që ka ardhur"
Të lodhur me premtimet e bashkisë banorët e Syzezës thonë se janë gati të investojnë vetë për rrjetin ujësjellës.
"Sikur çdo familje të vemë lekë, ato tubat ne i vendosim vetë me kontribut vullnetar"
Një zonë mjaft prodhuese, me banorë shumë punëtorë, fshati numëron qindra familje, të cilët në vitin 2019, kanë vetëm një kërkesë, ujin e pijshëm.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/banoret-e-syzezes-ne-uren-vajgurore-15-vjet-pa-uje-kthehen-tek-puset
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz