Një mjeke onkologe te Spitali Amerikan, Esmeralda Sera, për gati 5 muaj kanë qënë nën lupën e prokurorisë së Tiranës, duke u verifikuar mbi procedurën e mjekimit të biznesmenit të njohur Donald Shena dhe mënyrën e marrjes së testamentit, veprim ky që është kryer në orët e fundit të jetës së tij. Për vdekjen e Donald Shena në spital dhe mënyrën e lëshimit të testamentit që u firmosë vetem me gjyrmë gishti, prokuroria e Tiranës në 2018 ka hapur një dosje penale me nr.4327 ku për llogari të hetimit, ka pyetur dy herë edhe pronarin e Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, i cili ka dhënë sqarime për këtë dosje. Të njëjtën gjë, prokuroria ka bërë me mjeken onkologe Esmeralda Sera, e cila ka ndjekur mjekimin e biznesmenit të njohur Donald Shena, i cili për shkak të sëmundjes së rëndë, fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital në 25 Maj 2018.
Por objekti i hetimit të prokurorisë nuk ka qënë mjekimi i pakujdesshëm i pacientit Shena, por një testament pasuror që sipas prokurorisë mund të jetë marrë në mënyrë jo ligjore, duke u mbështetur nga dokumenta të dyshuar si jo të vërteta të lëshuara nga mjekia e Spitalit Amerikan, Esmeralda Sera. Për veprimet e saj të dyshuar si të kundraligjshme, pasi ka lëshuar një vërtetim mjekesore të falsifikuar, në mënyrë që të bindte noteren Alma Burgaj se pacienti Shenaj ishte i vetëdijshëm, mjekia Esmeralda Sera, është marrë e pandehur për akuzën e ?Falsifikimit të dokumentave shëndetësore? dhe ?Shpërdorim detyre?. Aktualisht çështja kundër saj ndodhet në gjykatën e Tiranës, ku gjatë seancës paraprake mjekia e spitalit Amerikan, ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe pritet që në ditët në vijim prokurori i çështjes Ervin Karanxha, të dalë me konkluzjonet përfundimtare duke kërkuar dënimin e mjekes së Spitalit Amerikan.