Ora News – Atentati ndaj djalit të biznesmenit, dyshohet prishja e pazareve të drogës

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Burimet thonë se prishja e pazareve të drogës në Itali është një nga pistat kryesore mbi të cilat po hetohet atentati ndaj 25 vjeçarit Ines Hajrulla në qytetin e Vlorës. Në kuadër të hetimit në pyetje janë marrë edhe familjarët, të cilët sipas burimeve i kanë orientuar agjensive ligjzbatuese ta kërkojnë autorin në Vlorë, por pa specifikuar ngjarjen.

Grupi i prokurorëve që po hetojnë atentatin e ndodhur 2 ditë më parë në Vlorë nuk ka arritur ende në një version përfundimtar për motivin.

Për momentin mësohet se krahas pistave të tjera, ajo më kryesorja është midis prishjes së pazareve të drogës midis 25 vjeçarit Ines Hajrulla dhe një grupi kriminel që kryen aktivitet në Itali.

Për Ora News nga grupi hetimor mësohet se konkretisht dyshohet se 25 vjeçari të ketë qenë shënjestër e këtij grupi pasi dyshohet se ai i ka grabitur lëndën narkotike në shtetin fqinj, Itali.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa në Tiranë, gjatë marrjes në pyetje familjarët e Ines Hajrulla kanë deklaruar se dyshojnë që autori është në Vlorë, por mohojnë që atentati të ketë lidhje me vrasjen e Renato Omerit, një i afërm i familjes për të cilin thonë se nuk komunikojnë prej vitesh.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/atentati-ndaj-djalit-te-biznesmenit-dyshohet-prishja-e-pazareve-te-droges

Share This Video


Download

  
Report form