#oranews
Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur vendosmërinë për ndërtimin e Unazës së Madhe ndërsa ka ironizuar kreun e PD, se po e përdor politikisht protestën e banorëve të Astirit. Veliaj bëri dhe një akuzë të fortë për deputetë të pushtetshëm, që siç tha ai kanë tjetërsuar pronën e shtetit për interesa private.
Teksa protesta e banorëve të Astirit vijon prej më shumë se 100 ditësh, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është shprehur i vendosur se ?Unaza e Madhe? do të ndërtohet. Duke nënkuptuar kreun e PD Basha, Veliaj tha se kujt i ka mbetur mendja te bashkia po e përdor politikisht ?Unazën?.
Erion Veliaj: Tirana me Unazën e madhe që zgjidh problemin e trafikut të rrënduar tek rrethrrotullimi i Shqiponjës dhe e zhvillion gjithë zonën e Astirit. Ka parti politike në këtë vend që kanë ambicje të drejtojnë këtë vend ama nuk u ka ikur shpirti nga bashkia duke qenë se nuk bënë asnjë punë në bashki. Më vjen keq, mund ta përdorin politikisht sa të duan. Kush ka pronë do shpronësohet, kush ka nevojë për shtëpi do ketë shtëpi, por Unaza i duhet Tiranës sot më shumë se kurrë nëse duam që 100 vitet e ardhshme të jemi akoma më të suksesshëm se 100 vitet e kaluara.
Kryetari Veliaj kishte një mesazh të fortë edhe për deputetët që siç tha ai me marifete kanë tjetërsuar pronën.
Erion Veliaj: Për të gjithë ata privatë që një tokë shteti siç ishte zona e kthesës së Kamzës, në librat e bashkisë së Tiranës, e kanë tjetërsuar me lloj lloj marifetesh për të ndërtuar qendra tregtare dua t'ju them sot publikisht, nuk më intereson fare sa deputet i pushtetshëm apo milioner i madh mund të jesh, interesi publik është mbi interesin privat dhe në zonën e kthesës së Kamzës pavarësisht çudirave, poshtërsie dhe falsifikimeve, që janë bërë me tokat do të jetë Terminali i autobusëve të Tiranës dhe Stacioni i Trenit.
Tirana me dy terminale multimodale të transportit. Terminali i Farkës, sapo ka filluar punë dhe jam i bindur se do të ecim. Terminali i dytë ai në Kthesën e Kamzës. Jemi kërkuar nga m inistria e Transporteve që të përfshijmë në terminal edhe stacionin e trenit, sepse edhe treni do të rikthehet në Tiranë. Me një stacion kryesor tek terminali i autobusave te Kthesa e Kamzës dhe më pas me një stacion qytetas, aty ku është fillimi i bulevardit të ri dhe më në fund për të filluar një shekull të dytë të Tiranës edhe me trenin në Tiranë.
U duk sikur ishte lënë në harresë por Veliaj iu rikthyer ndërtimit të Teatrit duke thënë se Tirana do të ketë teatrin e ri. Deklaratat e Veliajt u bënë në ceremoninë e 99-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-tirana-ka-nevoje-unazen-e-madhe-me-shume-se-kurre
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkU...