Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët të cilët preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe vijojnë me protestën e tyre, duke kundërstuar shembjen e banesave të tyre. Nga Unaza e Re, kryetari i PD Lulzim Basha deklaroi se në tenderin korruptiv për këtë projekt janë përfshirë të gjitha institucionet, të cilat pas hetimeve do të mbajnë përgjegjësi.
Protestat, pas asaj të studentëve, kanë vijuar në zonën e Astirit, Bregut të Lumit dhe Shkozës.
Në ditën e 34 të protestët së banorëve të Astirit, të cilët kundërshtojnë prishjen e shtëpive të tyrë nga preken nga projekti i Unazës së Madhe.
Pas pezullimit të punimeve për lotin e parë të segmentit të Unazës së Madhe, që shtrihet nga Ura e Lanës deri tek mbikalimi i sheshit "Shqiponja", kryetari i PD Lulzim Basha tha se në këtë tender korruptiv janë përfshirë të gjithë institucionet e shtetit.
Basha: E vërteta triumfoi, vjedhje dhe pastrim parash ku janë përfshirë të gjithë institucionet e shtetit, prokurimet publike, ARRSH, Ministria e Transportit, bashkia e Tiranës, Policia Ndërtimore. Të gjithë këta bashkë i lidh Edi Rama. Do jemi në krah të këtyre njerëzve derisa të garantojmë të drejtat e tyre, shtëpitë e tyre, anulimin dhe hetimin e plotë të këtij tenderi korruptiv dhe vënien para ligjit të gjithë personave përgjegjës nga kryeministri deri tek nëpunësi më i thjeshtë dhe çdo person tjetër i përfshirë në këtë aferë të tmerrshme.
Kryedemokrati ka folur edhe për protestën e studentëve, të cilët sipas tij arriten të zmbrapsin Kryeministrin.
Basha: Shikoni studentët, për 48 orë e kanë futur Edi Ramën poshtë minderit. E patë si ishte bërë apo jo? Por beteja nuk ka përfunduar. E vërteta triumfoi sepse banorët e Unazës së Re i kanë treguar gjithë shqiptarëve një mësim të madh se po të jemi të bashkuar e zmbrapsim bandën e hajdutëve, sado gangsterë, policë dhe media të blera, populli do t'i zmbrapsë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-tek-unaza-e-re-e-verteta-triumfoi-vjedhje-dhe-pastrim-parash