Emigrimi masiv i të rinjeve ka nxitur mbajtjen e një forumi në Lezhë me temë "Emigrimi nuk është përgjigja" i cili kishte për qëllim frenimin e këtij fenomeni. Përballë të rinjeve referoi Altin Prenga një emigrant i cili është rikthyer në vendlindje, duke investuar dhe arritur mjaft sukses në fushen e agroturizmit.Teksa tregoi historinë e tijë Prenga tha se emigrimi nuk është zgjidhje dhe nëse ka vullnet suksesi është i garantuar në vendin tonë.
Unë jam një nga ato që kam emigruar. Por emigracioni në kohën që kam ikur unë ka qenë tjetër, ka patur tjetër kaos. Ne ishim të pahapur ndaj botës dhendaj emigrimi. Nëse rinia sot të gjithë energjitë që ka nuk i mendon për të shkuar jashtë, por duke mësuar për të marrë një profesion, duke i bërë gjërat mirë unë mendoj që këtu suksesi është i garantuar.
Altin Prenga, Mrizi i Zanave Agroturizem
Drejtori i Shkollës profesionale "Kolin Gjoka" Bardh Dedgjonaj u shpreh se arsimi profesinal është një zgjedhje e mirë për të rinjtë që të kenë një të ardhme të sigurte në vendin e tyre.
"Në Shqipëri njerëzit nuk janë të edukuar drejt profesionit dhe nuk bëhet në shkollë lidhja e teorisë me praktikën. Por përpiqemi që jo vetëm të rrisim nivelin teorik të mësimdhënies në shkollë, por ajo që për ne është më e rëndësishme qëllimi është edhe të rrisim nivelin praktik.
Bardh Dedgjonaj, Drejtor i Shkolles "Kolin Gjoka"