Shënohet viktima e katërt nga gripi, humbet jetën te 'Sanatoriumi' e moshuara nga Lushnja

Report TV 2019-02-08

Views 4

TIRANE-Rëndohet bilanci nga gripi AH1N1 në Shqipëri, pasi është shënuar viktima e katërt. Një grua, 75-vjeçe nga Lushnja ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme te Sanatoriumi, ndërsa nga spitali konfirmohet zyrtarisht për Report Tv se shkak ka qenë gripi AH1N1, i njohur ndryshe si 'virusi i derrit'. Burime për Report Tv pohojnë e moshuara erdhi në spitalin universitar ?Shefqet Ndroqi?, i njohur nga të gjithë si ?Sanatoriumi? në gjendje të rëndë, pasi kishte sëmundje shoqëruese. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 75-vjeçarja ndërroi jetë. Ky është rasti i katërt që regjistrohet brenda një jave nga 'gripi i derrit', pasi po në këtë spital javën e kaluar ndërruan jetë edhe tre persona të tjerë, dy nga Elbasani dhe njëri nga Gramshi. Ndërkohë që të prekur nga gripi AH1N1 janë edhe pacientë të tjerë të shtruar në spital, mes tyre tetë u raportuan javën e kaluar në Vlorë.

Çfarë është 'virusi i derrit'?
Virusi AH1N1 është një lloj varianti i 'gripit të derrit' që ndryshoi përsëri në vitin 2009. Kështu e ka shpjeguar Fabrizio Pregliasco, kërkues në Departamentin e Shkencës Biomedikale për Shëndetin në Universitetin e Milanos. Sipas tij, virusi qarkullon çdo vit sëbashku me ndikimin klasik sezonal. Virusi AH1N1 nuk transmetohet nga konsumimi i mishit apo kontakti me derrin, por nga njeriu tek njeriu, njëjtë si gripi i normal. Ky virus konsiderohet vdekjeprurës. Gripi i derrit ka simptoma të ngjashme me gripin e zakonshëm.

Cilat janë shenjat e sëmundjes së 'gripit të derrave'?
Simptomat e 'gripit të derrave' janë të njëjta me ato të gripit të zakonshëm: temperaturë, kollë, dhembje fyti, dhembje trupi, dhembje koke dhe plogështi. Në disa raste mund të paraqitet edhe vjellja dhe diarreja. Komplikim më i shpeshtë i sëmundjes është pneumonia.

Share This Video


Download

  
Report form