Gripi merr një tjetër jetë, shënohet viktima e katërt - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-03-31

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gripi shënon viktimën e katërt ne vend, ndërsa epidemia per fat te mire ka nisur te bjere. Specialistet e Institutit te Shëndetit Publik, deklarojnë se pacienti 76-vjeçar nga Tirana i shtruar prej ditësh ne Sanatorium, humbi jetën nga komplikacionet qe i shkaktoi virusi i stinës. I moshuari vuante nga sëmundje kronike e mushkërive dhe sapo kishte kryer by-pass. Artan Simaku Specialist ne Institutin e Shëndetit Publik, deklaron se ka nisur rënia e semundshmerise nga gripi. Javën e ardhshme pritet një ulje edhe me e madhe e fluksit te te prekurve.Mjeket nuk përjashtojnë rikthimin e epidemisë ne fund te janarit, fillim te shkurtit, ndaj sugjerojnë bërjen e vaksinës kundër gripit. Deri tani raportohen 21 mije persona te prekur ne jave nga virusi i stinës, ndërsa 5 paciente me sëmundje kronike janë ne gjende te rende te stimuluar edhe nga gripi.

Share This Video


Download

  
Report form