Zbardhjet dosja/ Ja çfarë vodhi ish-gjyqtari i Kushtetueses Thanza 19 vite më parë në Itali

Report TV 2019-02-08

Views 1

Nga Arsen Rusta
Elton Qyno
Disa rroba dhe produkte kozmetike janë sendet e vjedhura 19 vite më parë në Itali nga ish gjyqtari kushtetues dhe i lartë Admir Thanza. Dënimin e drejtësisë italiane për këtë vepër penale ai e fshehu në formularin e dekriminalizimit dhe përballë vettingut karriera e tij u ndërpre.

Sipas materialeve të siguruara nga ReportTv Thanza është dënuar fillimisht me 2 muaj burg dhe 150.000 lireta gjobë, por me gjykim të shkurtuar sipas nenit 444 të kodit italian përfundimisht atij dënimi i ka mbetur në fuqi për 2 muaj burg dhe gjoba është reduktuar në 100.000 lireta.

Por ndryshe nga formulari i dekriminalizimit dhe CV e tij prej 2 dekadash në sistemin e drejtësisë që e ka fshehur dënimin, përballë hetuesve Thanza e ka pranuar duke deklaruar ?është e vërtet që jam dënuar në Itali, por në interpretim të ligjit të dekriminalizimit nuk kam patur detyrim ta deklaroj këtë dënim?.
Thanza tashmë është marrë i pandehur ndërsa kërkesa për gjykimin e tij është depozituar në dhomën penale të kryeqytetit me akuzën e falsifikimit të formularëve stampave dhe vulave.

Hetimet për Thanzën përfunduan pas letër porosisë të mbërritur nga autoritetet italiane të cilat e konfirmuan dënimin për prokurorinë shqiptare me shkresën 3143/6 datë 26 dhjetor 2018. Thanza u shkarkua më 17 korrik 2018 nga komisioni i vettingut ndërsa dënimi i tij në shtetin italian u zbulua nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit.

Share This Video


Download

  
Report form