#oranews #ganidizdari #vetting
Komisionet e vettingut kanë vijuar vendimet për gjyqtarët dhe prokurorët që po kalojnë fazën e verifikimeve. Për ish-gjyqtarin e Kushtetueses, Gani Dizdari, u vendos përfundimisht largimin nga sistemi, ndërsa anetarja e KLP-së Antoneta Sevdari u përball në KPA me ankimimin e Komisionerit Publik. Para KPK-së ka dalë edhe drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Artan Bajrami.
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari, ka humbur betejën për të qëndruar në sistem.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit pas një seance të zhvilluar në Dhomë Këshillimi vendosi të lërë në fuqi vendimin e KPK-së për largimin e tij nga sistemi.
Për Dizdarin u mor si kriter pasuria dhe mosjustifikimi i disa pronave në emër të vajzës së tij duket se e kanë penalizuar.
Po sot në KPA u zhvillua seanca për anëtaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Antoneta Sevdari.
Vendimi për të është ankimuar nga Komisioneri Publik, sipas të cilit prokurorja nuk justifikon një pjesë të pasurisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkarkohet-perfundimisht-gjyqtari-i-kushtetueses-gani-dizdari
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz