"Freedom House”: Shqipëria me demokraci pjesërisht të lirë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-02-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Edhe këtë vit Shqipëria renditet mes vendeve me demokraci pjesërisht të lirë. Organizata Freedom House në raportin e saj të publikuar këtë të martë, thekson se vendi ynë nuk ka bërë asnjë ndryshim apo përparim krahasuar me dy vitet e kaluara, duke marrë nga 100 pikë, vetëm 68.Sipas raportit, edhe vendet e rajonit nuk kanë bërë progres, përveç Kroacisë e cila është në mesin e vendeve të lira. Ndërsa Serbia ka shënuar një hap pas. Në mesin e vendeve pjesërisht të lira renditen edhe Maqedonia, Bosnje e Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi.Sipas raportit, parimet demokratike siç është integriteti i zgjedhjeve po dobësohen për të 13-in vit me radhë. Nga 195 vende, 44 për qind e tyre radhiten në mesin e vendeve të lira, 30 për qind janë me liri të pjesshme dhe 26 për qind jo të lira. Në raportin e këtij viti 68 vende kanë shënuar rënie në fushën e të drejtave politike dhe lirive qytetare, ndërsa vetëm 50 kane njohur përparim.Raporti i Freedom House gjithashtu thekson se edhe shtetet e bashkuara si kampion te demokracisë kane njohur rënie, duke u renditur pas Francës, Gjermanisë, Mbretërisë se Bashkuar dhe Kanadasë.

Share This Video


Download

  
Report form