Freedom House: Shqipëria, pjesërisht e lire - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 4

Shqipëria vijon të mbetet një vend pjesërisht i lirë. Edhe në raportin për 2012-ën, ashtu si edhe një vit më parë, organizata me bazë në SHBA,
"Freedom House", vë në dukje se demokracia në vendin tonë ka qëndruar në të njëjtat nivele. Në dokumentin e publikuar në faqen zyrtare të organizatës, Shqipëria renditet mes 58 vendeve pjesërisht të lira. Ndryshe nga 2011-a, "Freedom House" i ka vënë notën 3 Shqipërisë për liritë politike dhe ato civile, krahasuar me 3.5 të vitit paraardhës, çka shënon një përmirësim të lehtë. Vlerësimi i lirisë në botë kryhet në bazë të drejtave politike e të drejtave civile. Vlerësimi nga 1 deri në 2.5, është për vendet që janë të lira, vlerësimin 3 deri 5.5 është për vende që janë pjesërisht të lira dhe nga 5 deri në 7 është për vende jo të lira. Në raportin në fjalë, paraqitet një tablo e zhvillimeve politike në Shqipëria nga viti 2005 e këtej, ku edhe sqarohen arsyet e vlerësimit. Edhe Kosova qëndron në të njëjtin nivel me ne, duke u renditur në kategorinë, pjesërisht e lirë. Shteti i ri ka marrë notën 4 për liritë civile dhe 5 për liritë politike. Pjesërisht e lirë është cilësuar edhe Maqedonia. Ndërsa, si shtete të lira janë konsideruar Serbia, Kroacia e Mali i Zi. Ky është viti i shtatë radhazi, që raporti i lirive në botë tregon më shumë rënie sesa përparim në botë.

Albania remains a partly free country. The report for 2012, as well as a year ago, the US-based organization,
"Freedom House", points out that democracy in our country has remained at the same levels. The document, published on the official website of the organization, Albania ranks among the 58 partly free countries. Unlike the 2011-a, "Freedom House" has made the grade 3 Albanian political and civil liberties, compared with 3.5 in the previous year, marking a slight improvement. Assessment of freedom in the world is carried out on the basis of political rights and civil rights. From 1 to 2.5, is for sites that are free, 3 to 5.5 for evaluation are partly free and from 5 to 7 is not free places. The report in question, presented an overview of political developments in Albania from 2005 onwards, where he explained the reasons for the assessment. Kosovo stands at the same level with us, being ranked partly free category. The new state has taken note 4 for civil liberties and political freedoms 5. Partly free is named Macedonia. While, as free states are considering Serbia, Croatia and Montenegro. This is the seventh year in a row, that freedom in the world report shows more than the decline in world progress.

Share This Video


Download

  
Report form