Droga, divorci i prindërve e bulizmi, 3 shkaktarët e problemeve të shëndetit mendor tek adoleshentët

Report TV 2019-02-04

Views 2

Përdorimi i substancave narkotike, konfliktet brenda familjes dhe bulizmi nga bashkëmoshatarët janë 3 shkaqet kryesore që po shkaktojnë sot probleme në shëndetin mendor të adoleshentët shqiptarë. Mjekët psikiatër kanë konfirmuar rritjen e numrit të personave që kërkojnë ndihmë pranë qendrave komunitare të shëndetit mendor, ku veçanërisht vihet re një numër i lartë adoleshentësh. E ftuar sot në emisionin ?Rreze Dielli? në Report Tv, Ariana Rreli mjeke psikiatre shpjegoi se cilat janë shkaqet kryesore të kësaj rritje.

Shifra 5 mijë nuk është pak megjithëse sot Tirana tashmë është bërë një qytet shumë i madh dhe prurjet kanë sjellë edhe këtë numër të kërkesës së ndihmës. Prindërit janë ata që kërkojnë ndihmë tek ne, por jo rrallë herë edhe nga psikologët e shkollave që i referojnë këta adoleshente në qendrat komunitare të shëndetit mendor për rastet e bulizmit, i cili është fenomen shumë i diskutuar. Pra ai lloj presioni qoftë psikologjik apo edhe dhuna fizike brenda ambjenteve të shkollës gjithmonë lë pasoja në shëndetin mendor të adoleshentëve. Pjesa tjetër ka të bëjë me transmetimin e konflikteve brenda familjes tek kjo grupmoshë. Sot familja shqiptare mbart konflikte shumë të mëdha brenda saj. Përdorimi i lëndëve narkotike gjithashtu mbart një pjesë të mirë të sëmundshmërisë. Ne sot vëmë alarmin tek përdorimi i kafeinës, i të gjitha pijeve që përmbajnë stimulantë apo pije energjike, alkooli gjithashtu është një prej shkaktarëve që ngarkojnë sistemin nervor, e jo më pastaj substancat që janë eksitantë të sistemit nervor që shumë shpesj çojnë në rritjen e shanseve për të shkaktuar një problematikë të shëndetit mendor, madje jo rrallë edhe sëmundje të rënda siç është skizofrenia.

Share This Video


Download

  
Report form