'Unaza e Re'/ Meta: Qeveria të anulojë projektin. Rama: Presidenti urren qeverinë si opozita

Report TV 2019-02-03

Views 2

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pas takimit me grupin e banorëve të Unazës së Re që protestojnë për më shumë se dy muaj doli me një qëndrim zyrtar duke i kërkuar qeverisë që të anulojë projektin e Unazës së Re, konkretisht segmentin nga mbikalimi i Pallatit me Shigjeta deri te rrethrrotullimi i sheshit Shqiponja. Kreu i shtetit deklaron se e ka ndjekur me shqetësim protestën, ndërsa thekson se ka konstatuar disa shkelje nga institucionet duke filluar nga mos kthimi i përgjigjes. Ai thotë se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit/Integrimit të Ndërtimeve/Zonave Informale, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Brendshme dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit janë institucionet që nuk kanë kthyer përgjigje pas interesimit të tij për procedurat e projektit, ndërsa këtë gjë e cilëson si jashtë çdo logjike normale. Meta shkon edhe më tej, kur akuzon se mosdhënia e informacionit ndaj Presidentit të Republikës, 'forcon bindjen se, këtij projekti i ka munguar qëllimisht transparenca në çdo hallkë të procesit në kundërshtim me rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Shqipërisë'.

Share This Video


Download

  
Report form