Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli tha se projekti teknik për Unazën e Re është bërë që në kohën kur qeveria drejtohej nga Sali Berisha.
I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, me gazetaren Beti Njuma, Shkreli tha se kostoja është sipas analizave të çmimit, duke qenë se do të jetë një rrugë me 10 korsi kostoja do të jetë më e madhe.
Artan Shkreli: Projektin teknik e ka bërë vetë qeveria e Sali Berishës, ky projekt është bërë në vitin 2009, ku është miratuar gjurma e Unazës së Madhe që kalonte pikërisht në këto territore.
Beti Njuma: Me këtë buxhet është bërë projekti i PD?
Artan Shkreli: Buxhetet ndryshojnë sipas tregut. Në 2009 ka pasur të tjera buxhete, dhe tani ka buxhete të tjera. Kostot janë sipas analizave të çmimeve. Janë zyrtare. Kostot bëhen mbi bazën e projektit. Ndryshe është një rrugë me dy korsi, ndryshe është një rrugë me 6 korsi. Kjo është një rrugë me 10 korsi. Një vlerë të konsiderueshme zë mbi kalimi. Për herë të parë në Shqipëri krijohet një mbi kalimi me tre nivele. Niveli nëntokë, niveli i tokës dhe niveli i mbikalimit. Kjo realizon një shpërndarje të trafikut.
Në lidhje me akuzat e PD për kompanite e tenderit, se njëra prej tyre ka qenën nën sekuestro, Shkreli tha se nuk ka dijeni për këtë.
Artan Shkreli: Nuk kemi të dhëna që ka qenë në sekuestro. Pa dashur të shmangemi përgjegjësisë, nuk merren ministritë me tendera. Tenderat bëhen nga ARRSH dhe besoj se ARRSH do jetë në gjendje ti japë përgjigje teknikaliteteve juridike si është bërë tenderimi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/unaza-e-re-shkreli-projektin-teknike-e-ka-bere-vete-qeveria-e-berishes