Basha: Nxjerrim bujqesine nga kriza

RTV KLAN 2019-02-03

Views 0

Sapo të vijë në pushtet, Lulzim Basha thotë se do ta nxjerrë bujqësinë nga kriza ku e ka futur qeveria. Në Frakull ai i njohu fermerët me programin e Partisë Demokratike për mbështetjen e këtij sektori.

?Sektori i bujqësisë është një sektor i cili nuk mund të mbijetojë pa subvencione. Zgjidhja jonë për fshatin është që 50 milionë Dollarë do të shkojnë për infrastrukturën, 100 milionë Dollarë do të jepen si subvencione të drejtpërdrejta?.

Në 16 Shkurt i ftoi që t?i bashkohen protestës së thirrur nga opozita, për t?i dhënë vendit zgjedhje të lira e të ndershme.

?Zgjedhje të lira e të ndershme me Niçen, me Gjushin, me Ramën, nuk ka. Nuk ju kam thirrur për të mbajtur fjalime më 16 Shkurt. Nuk kam çfarë t?ju them më. E vetmja gjë që mund t?ju them, është ejani aty, me pjesëmarrjen tuaj, bëni atë që bën çdo popull europian. Deklaroni fundin e këtij regjimi dhe të hapim rrugën për një zgjidhje politike?.

Turin e takimeve Basha e vijoi edhe me banorë e përfaqësues të biznesit të vogël në qytetin e Fierit, të cilët i njohu me shtyllat e programit që synon rimëkëmbjen e ekonomisë.

Një mesazh adresoi edhe për Kryeministrin Rama në lidhje me protestën e studentëve.

?Asnjë shans nuk ka Edi Rama t?ua djegë vitin akademik, ai do njihet i plotë bashkë me mirënjohjen e thellë të qytetarëve shqiptarë për rolin e tyre në këtë zgjim të madh kombëtar që ka e do ketë vetëm një përfundim; çlirimin e Shqipërisë nga oligarkia, çlirimin e Shqipërisë nga krimi, kthimin e Shqipërisë tek zotërit e saj të vërtetë, ju qytetarët shqiptarë?.

Paralelisht me turin e takimeve, opozita ka vijuar edhe protestat në rrethe, ku Elbasani ka qënë ndalesa e radhës.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form