Pas bizneseve të vogla, turi i takimeve të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vazhduar me fermerët në Berat. Sipas kryedemokratit Basha pandemia e ka thelluar krizën dhe karantina ju shkaktoi një dëm të madh duke i detyruar të hedhin prodhimet e tyre që nuk kishin mundësi t'i nxirrnin në treg. Basha bëri fajtore qeverinë që ka braktisur fermerët.