Organizimi i protestës/ Basha në Ballsh: Rrugët politike mbaruan, ejani merrni në duar fatet tuaja

Report TV 2019-02-02

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi sot takimet me qytetarët në Ballsh duke u bërë thirrje që t'i bashkohen protestës së opozitës në datë 16 shkurt për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti. Gjatë bisedave me qytetarët, Basha u shpreh se rrugët politike kanë mbaruar, ndërsa i ftoi që të marrin në dorë fatet e tyre.

"Rrugët politike kanë mbaruar, në datë 16 merreni në dorë fatet tuaja. Lulzim Basha nuk ka më asnjë mjet politik. Duhet të kemi një qeveri kalimtare, ku vullneti juaj të marrë formë" tha Basha.

Njëri nga qytetarët ka ngritur shqetësimin e naftëtarëve dhe miratimin e statusit, ndërsa Basha premtoi se kur PD-ja të vijë në pushtet gjendja do të ndryshojë.

Një tjetër qytetar i kërkoi Bashës që të rrisë rrogat e policëve nëse vjen në pushtet, ndërsa kryedemorkati u përgjigj 'policia duhet të bëjë punën njëherë pastaj të rrisim rrogën'.

Në datë 16 shkurt opozita u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën para Kryeministrisë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS