Edhe pse në opionin e gjerë deklaratat e një dite më parë të " />
Edhe pse në opionin e gjerë deklaratat e një dite më parë të "/>

"Ju flet Moska": Thaçi zbuti debatin por kufijtë do të ndryshohen

Ora News Emisione 2019-02-01

Views 0

#oranews #jufletmoska

Edhe pse në opionin e gjerë deklaratat e një dite më parë të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi u lexuan si tërheqje nga ideja e tij për shkëmbime territoresh, nuk mendon kështu Kastriot Myftaraj që përmes një analize në emisionin "Ju flet Moska" në Rtv Ora News sjell një tjetër lexim ndër rreshta të asaj çfarë tha Kreu i Shtetit të Kosovës.

Myftaraj: Thëniet e djeshme të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në emisionin "Të Paekspozuarit" kanë krijuar përshtypjen dhe janë komentuar gjerësisht sikur ai u tërhoq nga ideja e tij për ndryshimin e kufijve, për shkëmbimin e territoreve që me një eufemizëm e shprehje si korrigjim kufijsh. Por kjo është përshtypje e gabuar, mendim i nxituar.

Presidenti Thaçi nuk bëri ndonjë dorëheqje siç shpejtuan ta quajnë ata të cilët e kanë kritikuar gjatë gjithë kësaj kohe, që nga gushti dhe këtej kur doli për herë të parë me këto ide.

Presidenti Thaçi nuk bëri gjë tjetër vetëm se tha gjëra që nesër mund ti interpretojë ndryshe. Bëri disa deklarata që mund të rilexohen. Dy deklaratat e Thaçit që u quajtën si tërheqje nga ideja e tij e ndryshimeve ishin:

"As Gazivoda, as veriu i Mitrovicës, e as Trepça, në asnjë rrethanë, në asnjë moment, kurrë nuk do të jenë pjesë e ndonjë kompromisi në raport me Serbinë. Është e përmbyllur për mua".

Mos harrojmë se Hashim Thaçi është një negociator me përvojë të madhe. Unë them dhe koha do ta tregojë se Thaçi nuk hoqi dorë nga idetë e tij por thjesht zbuti pak atë debatin që ishte nxehur shumë.

Për një periudhë prej 5 muajsh e vuri në provë idenë e tij te opinioni publik, priti reagimet, ai dhe ndërkombëtarët mbajtën shënim dhe në fund doli dhe tha që këto që dëgjuat.

Këto nuk ishin deklarata që mbyllin debatin por një fazë të procesit dhe procesi do të vazhdojë.Këtë e ka kuptuar Kryeministri i Kosovës që kërkoi një konferencë ndërkombëtarëe të Kosovës për Kosovën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-thaci-zbuti-debatin-por-kufijte-do-te-ndryshohen

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form