Ne Qershor zgjidhet Prokurori i ri dhe SPAK

RTV KLAN 2019-02-01

Views 1

Në Qershor, Shqipëria do të ketë Prokurorin e ri të Përgjithshëm dhe do të ngrihet Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi njoftoi se në Mars hapet gara për Prokuror të Përgjithshëm. Ndërsa në ditët në vijim do të rritet numri i prokurorëve që duan të jenë pjesë e SPAK. Deri tani për të qenë pjesë e kësaj strukture kanë aplikuar 8 prokurorë.

Por jo çdo gjë po ecën mirë, sipas Ibrahimit, në funksionimin e Këshillit. Sipas tij, shfuqizimi i disa neneve nga Gjykata Kushtetuese të Ligjit të Vetting-ut dhe vonesa në Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë mund të bllokojnë punën. Për këtë ai bëri përgjegjëse politikën dhe parlamentin

Një tjetër problem për Këshillin e Lartë të Prokurorisë është mungesa e ambienteve të punës për administratën e këtij institucioni. Edhe në këtë rast qeveria ka dështuar për të mundësua gjetjen e një godine të përshtatshme për KLP.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form