Eksplozivi në derën e lokalit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-01-31

Views 6

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nje sasi prej rreth 200 gramë lënde eksplozive e llojit tritol është vendosur në hyrje të një lokali në lagjen Pavarësia të qytetit të Vlorës mëngjesin e kësaj të enjteje.Eksplozivi ishte me fitil dhe ishte vendsour tek dera e lokalit në pronësi të shtetasit Adriatik Brahimaj.Lënda eksplozive u gjetë vetë nga pronari i lokalit, i cili menjëherë njoftoi policinë.Lënda plasëse fatmirësisht nuk ka plasur ndërsa është hequr nga vendi nga policia.Edhe pse nuk dihen shkaqet e ngjarjes, mësohet se pronarit të lokalit Adriatik Brahimajt në nëntorë të vitin 2018, I kanë kanë plagosur të birin Brikelo Brahimaj me armë zjarri.Në lidhje me plagosjen, policia aso kohe identifikoi si autor shtetasin E. Beqiraj.Megjithatë në lidhje me çështjen e vendosjes së eksplozivit ende nuk dihen shkaqet nëse kanë të bëjnë me këtë ngjarje apo me diçka tjetër.Ndërkohë policia nga ana tjetër ka bërë edhe sekuestrimin e pamjeve filmike me qëllim identifikimin e personit apo personave që kanë vendosur pakon e tritolit para lokalit.

Share This Video


Download

  
Report form