#oranews
644 kg kokainë me vlerë mbi 130 milionë euro është sekuestruar në portin e Livornos në Itali falë një operacioni top secret të policisë financiare.
Operacioni antidrogë nisi më 15 janar pas një sinajlizimi nga financa italiane të mbërritjes së një sasie të madhe kokaine në portin e Livornos.
Ndër mijëra kontenierë të ngarkuar në një anije me flamur portugez, policia italiane mundi të identifikoj kontenier me kokainë.
Sasia e drogës së fshehur në kontenier ishte për llogari të një shoqërie që prodhonte kafe në Honduras.
Kontenieri i nisur nga porti Puerto Cortes, më pas ishte transferuar në një tjetër anije në portin Moin në Costa Rica, për të mbërritur në Barcelona e më pas të merrej në dorëzim nga një shoqëri në Madrid .
Kontenieri tranzitonte përmes portit të Livornos. Trupa të financës italiane kanë udhëtuar në anije gjatë fazës së fundit të operacionit ndërsa ka mbërritur në portin e Livornos.
Transporti i kokainës është kryer përmes së ashtuquajturës metoda "Rip-Off".
Droga ishte fshehur në çanta lehtësisht të transportueshme menjëherë sapo të hapej kontajneri.
Në një nga çantat me kokainë e cila kishte një shenjë të kuqe financierët kanë gjetur dhe vulat e klonuara në mënyrë perfekte për mbylljen e kontenierëve, që sapo të nxirreshin çantat, kontenieri të mbyllej përsëri duke figuruar i pa hapur.
Kokaina ishte konfeksionuar në 23 canta e ndarë në 582 pako.
Është ky mega sekuestrimi i tretë i madh i kokainës në portin e Livornos. Në 2018 u sekuestruan rreth 308 kg kokainë e në vitin 2016 u sekuestruan 253 kg.
Gjatë mesditës priten të zbardhen detajet e këtij operacioni.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/itali-sekuestrohen-644-kg-kokaine-dg-shikoni-videon-e-operacionit
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz