Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre grupe kriminale shqiptare kishin mundur të aktivizonin "një rrugë europiane droge" që kalonte nga Hollanda në Gjermani e Itali. Gjatë një viti me anë të në pike shitje automjetesh e një flote makinash superluksoze të modifikuara nga një inxhinieri e sofistikuara kishin mundur të trafikonin rreth 130 kg kokainë.
Gjatë hetimeve është zbardhur dhe pengmarrja e një anëtari të bandës, i cili kishte "tradhëtuar" aktivitetin e tyre.
90 trupa të antidrogës italiane kanë ekzekutuar në mëngjesin e sotëm operacionin e koduar "B.O.C.A akronimi fjalëve Breshia Operacion Kriminaliteti Shqiptar.
Operacioni u krye nga reparti investigativ anti kriminit të organizuar të Breshës në bashkëpunim me komandën qendrore në Romë.
Në pranga janë vënë 56 persona, anëtarë të 3 organizatave kriminale shqiptare që vepronin në Europë me aktivitet trafikun e kokainës.
Operacioni B.O.C.A u realizua në bashkëpunim me forcat policore të Shqipërisë, Greqisë, Belgjikës e Gjermanisë.
Hetimet zbardhën se përmes degëzimeve të tyre në Europë, këto 3 grupe trafikantësh shqiptarë kishin ngritur një "rrugë europiane të trafikut të kokainës" që kalonte nga Hollanda në Gjermani e në Itali.
Këto grupe kriminale kishin në zotërim një pikë shitje makinash e një flotë të vërtetë automjetesh të përdorura për trafikimin e kokainës.
Të gjitha automjetet të cilat janë sekuestruar nga policia italiane ishin mjaft luksoze e të shtrenjta si dhe të modifikuar nga një inxhinieri e sofistikuar me funde të dyfishta për fshehjen e drogës.
Hetuesit italianë zbardhën se si ndezja e ajrit të kondicionuar në makinë, futja e retromarshit, butoni anti-diell etj, çonte në funksonimin e mekanizmave të hapje-mbylljes së fundeve të dyfishta të përdorura për fshehjen e drogës.
Hetimet çuan në arrestimin në flagrancë të 24 trafikantëve e të 32 persona të tjerë urdhëri i arrestimit ndaj të cilëve u ekzekutua gjatë ditës së sotme.
U sekuestruan 130 kg kokainë, disa armë zjarri, pasuri të patundshme e të mira materiale në vlerë mbi 1 milionë euro si dhe një pikë shitje automjetesh me mjaft makina.
Sekeustrimet e drogës janë kryer në krahinat e Breshës, Modenas, Bergamo, Monza, Macerata, Pavia, Lucca e Hollanda.
Sipas hetuesve italianë rrezikshmëria e këtyre grupeve kriminale ishte mjaft e lartë. Ata mundën të zbardhin pengmarrjen që kishin kryer ndaj një anëtari të grupit që kishte tradhëtuar duke i grabitur e përvetësuar një sasi droge në tentativën për ta shitur në mënyrë autonome.
Policia italiane e ndihmuar nga policia hollandeze e Utrechtit dhe ajo gjermane e Frankfurtit mundi të identifikoj vendodhjen e personit që mbahej peng duke arrestuar përgjegjësit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/itali-shkaterrohen-3-grupe-kriminale-shqiptare-sekuestrohen-130-kg-kokaine