http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një nga sëmundjet më të zakonshme prej së cilës njerëzit vuajnë në ditët e sotme është depresioni. Ajo është një gjendje komplekse mendore dhe emocionale, e lidhur zakonisht me të qenët i trishtuar, e ne humor të keq që ndikon negativisht tek produktiviteti mendor dhe lëvizjet. Anketa e përbashkët e INSTAT dhe ISHP-së per vitin 2018 gjeti se rreth 60% e të pyeturve pohuan se kanë kaluar një përvojë depresioni gjatë dy javëve para se ky studim te kryhej.Mjekja psikiatre Arjana Rreli thote se njerëzit po fillojne te ndërgjegjësohen, pavarësisht paragjykimeve.Por shpesh here njerëzit ngaterrojne ankthin e momentit me depresionin. Sipas psikologes Almeida Xhaferi, duhet qe një person te kaloje te paktën 2 jave pa asnjë ngritje te humorit, qe te konsiderohet me depresion.Specialistet shprehen se depresioni është nje beteje e vështire, e cila nuk mund të fitohet dot duke qenë i vetëm, por duke kërkuar ndihme tek miqtë dhe te afërmit, e me pas tek profesionistet e shëndetit mendor.