Helmimi i grave në Durrës, doktoresha: Kanë mungesë oksigjenimi, nuk janë në gjëndje të rëndë

Report TV 2019-01-29

Views 1

DURRËS-14 gra janë helmuar mëngjesin e sotëm në një fasoneri që ndodhet në zonën e Fllakës, afër mbikalimit në autostradë.  Sipas të dhënave të para, gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se shkak ka qenë çarja e një tubi gazi në fasonerinë Albastar.

Punonjëset e rrobaqepësisë janë ndjerë keq dhe kanë pasur marrje mendsh e këputje, e për këtë arsye, janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit. Report Tv sjell pamjet nga spitali i Durrësit.

Pas ndihmës së parë punonjëset janë larguar për në banesat e tyre, ndërsa priten analizat toksikologjike për shkakun zyrtar, teksa kanë nisur hetimet.

Ndërkohë që edhe në 24 nëntor të vitit të kaluar, 40 punonjëse po në këtë rrobaqepësi u helmuan, ndërsa policia deklaroi asokohe se shkak ishte bërë çmontimi i kondicionerëve,të cilët lëshuar gaz

Share This Video


Download

  
Report form