Ligji për tregti në Tregjet e Gjelbra shtyhet për një vit

alsatmtv 2019-01-28

Views 0

Shumica parlamentare votoi për shtyrje, edhe pse opozita këmbëngulte shfuqizimin e plotë të ligjit. Tani parashikohet që në debate publike me të gjitha palët e interesuara të hartohet një propozim-ligj i ri. Tregtarët mbeten në qëndrimin se ata nuk duan të nxjerrin licenca dhe kërkojnë që pensionistët të mund të shesin në tregjet e gjelbra. Tregtarët sot me shkrim kërkuan takim me kryeministrin Zoran Zaev. Nga Qeveria njoftuan se kërkesa është dërguar arkivit dhe do t'i dorëzohet Kryeministrit. Por nëse dhe kur do të thirren në takim tregtarët, tani për tani nuk dihet.

Share This Video


Download

  
Report form