NJË VIT PA BARDH SMAJËN, “SONATË PËR NJË NJERI TË BARDHË”

Star Plus Tv 2016-11-09

Views 10

Nëntori i këtij viti sigurisht që nuk erdhi i zakontë për qytetin e Shkodrës, pasi artit e teatrit të këtij qyteti i mungon një shpirt që një vit më parë fizikisht pushoi së ekzistuari.

Fatbardh Smaja, regjisori, aktori dhe muzikanti shkodran, i cili u nda nga jetë nëntori e shkuar, është kujtuar nga familjarët miqtë e bashkëpuntorët e tij në një takim ku vemendja ishte tek ai dhe mënyra e veçantë me të cilën shikonte dhe trajtonte artin. Tingujt muzikorë, recitimet nga vepra e Martin Camaj dhe emocionet u mblodhën së bashku për të treguar edhe një herë se Bardh Smaja do të jetë gjithmonë gjallë me vepren që ai la pas. Aktorja Merita Smaja nuk mundi t?i fshehte emocionet teksa fliste për mungesën e bashkëshortit të tij. Fatbardh Smaja u nda nga jeta me 7 nëntor të 2015-s, pasi nuk mundi t?i bënte ballë një sëmundjeje të rëndë. Sëmundje, e cila ia ndali vrullin artistic në kohën më të artë, duke lënë pas një boshllëk jo vetëm në teatrin ?Migjeni?, por edhe në jetën kulturore të Shkodrës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS