Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #transport
Shoqatat e Transportit Ndërqytetas denoncoi të mërkurën të gjitha problematikat që ka ky transport, duke nisur nga lulëzimi i transportit të paligjshëm.
Por shoferët e autobusëve që punojnë çdo ditë në këtë terminal tregojnë se ka edhe probleme të tjera po aq thelbësore.
Për shoferët e autobusëve përpos transportit të paligjshëm, shqetësim mbeten parkimet dhe biletaria.
"Katastrofë fare, është vend i ngushtë nuk është terminal".
Nuk është vetëm Shoqatat e Transportit Ndërqytetas dhe shoferët e autobusëve që kanë shqetësime lidhur me terminalin "Shqiponja" që shpesh e kanë quajtur një gangrenë.
Janë udhëtarët nga krahu tjetër që shprehin shqetësime lidhur me kushtet e autobusëve në të cilën udhëtojnë.
"Duhet të ketë më shumë higjenë dhe vende për të ulur njerëzit pasi shumë veta rrinë nëkëmbë dhe udhëtojnë shumë ngadalë".
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/probleme-me-transportin-nderqytetas-shoferet-ankohen-terminalin-udhetaret-autobuset