#tvora #rtvoranews
Transporti ndërqytetas do të vijojë pavarësisht thirrjes së një pjesë të operatorëve për ta ndërprerë deri në lehtësimin e protokollit të lëvizjes. Por operatorët që kanë nisur punën refuzuan duke treguar edhe përplasjet mes shoqatave.
Operatorët e transportit ndërurban që tashmë e kanë nisur punën refuzojnë thirrjen e kolegëve për të ndërprerë shërbimin ndaj qytetarëve deri në zbutjen e protokollit të lëvizjes nga Ministria e Shëndetësisë.
?Do të vazhdojmë punën siç kemi vazhduar. Punën tonë mund ta ndalojë ose qeveria ose koronavirusi?.
Anëtarë të Shoqatës së Bashkuar Kombëtare e Transportit në disa qytete të vendit deklaruan se ata do të vazhdojnë punën sipas protokollit me 13 pika të përcaktuar për lëvizjen e udhëtarëve.
?Ne jemi detyruar të bëhemi policë brenda autobusit tonë?.
Me qëndrimet e ndryshme për protokollin reflektojnë përçarjen dhe konfliktet mes shoqatave.
?Me ato kushte që na ka vendosur shteti dhe sot kërkojmë të vazhdojmë punë?.
Por të dyja palët bashkohën në ndihmën që kërkojnë nga qeveria.
?Dhe kemi rënë dakord në 4 pika që na janë plotësuar, jemi në negociata dhe për dy pika të tjera për akcizën e naftës. Ishalla na i marrin në konsideratë, ne nuk futemi në grevë?.
Transporti ndërqytetas nisi të mërkurën në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në Tiranë, urbanët ende nuk janë rikthyer në punë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/transporti-nderqytetas-nuk-ndalet-shoqatat-reflektojne-percarjen-ne-kushtet-qeverine
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp