?Zotëria juaj? është ndër këngët më të bukura të grupit ?Fisnikët?. Tiksti i saj ka ngjallur gjithnjë kuriozitet nëse është bazuar në histori të vërtetë, por sot në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan, Agim Gërguri ka shuar kuriozitetin e publikut teksa tregoi se çfarë e ka frymëzuar. Ai tha se nuk është histroi dashurie ajo që e ka frymëzuar, por një film shqiptar i titulluar ?Tinguj lufte? ku një prej personazheve gjatë gjithë kohës thirrej zotëri.
Ermal Mamaqi: Teksti i këngës ?Zotëria juaj? është histori e vërtetë apo është një plagë e një shoqëria të kalbur nga sistemi arkaik patriarkal i trashëguar nga injoranca e të parëve tanë?
Agim Gërguri: Kam qenë në shkollë të mesme, në vitin 1982. Kam qenë 17 vjeç dhe ka ardhur nga Shqipëria në Kosovë filmi ?Tinguj lufte?. Ishte një djalë me violinë që luante aty dhe ishte edhe një personazh që gjithë kohën përmendej si zotëri. Në të vërtetë nuk ka lidhje me dashurinë. Më bëri përshtypje ai fëmija në film që ishte shumë i talentuar, por nuk kishte mundësi të blinte violinë dhe ai djali i zotërisë kishte violinë, por nuk kishte talent. Pasi pashë filmin dhe po ikja në shtëpi isha duke menduiar për zotëri garipin dhe thash përse të mos bëj një tekst dashurie me këtë temë. Në atë kohë kam kompozuar edhe këngën ?Shiu?, e cila është regjistruar në vitin 2000 si këngë dhe unë e këndoja nëpër koncerte kohë më parë. Sado ka avancuar teknologjia apo koha, ai zotëria është zotëri dhe nuk e lë vajzën me dalë. Ajo këngë është e të gjitha kohrave. Unë kur shkruaj këngë kam kujdes që t'i shkruaj për të dyja gjinitë që edhe femrat edhe meshkujt ta gjejnë veten./tvklan.al