Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Tre automjete janë djegur gjatë natës në zonën e njohur si ?Uji i Ftohtë? në Vlorë.
Dyshohet se automjetet janë djegur qëllimisht me lëndë djegëse.
Makinat shpërthyen në flakë rreth orës 01:58 të 26 janarit 2019.
Gazetarja e Ora News Jerola Ziaj njofton se makinat Smart dhe Audi ishin në pronësi të Ervis Hysenbelli, ndërsa Land Rover është i hallës së tij. Kjo e fundit është martuar me një shtetas italin. Ata kanë në bashkëpronësi një lokal pranë gjykatës së Vlorës. Fillimisht ka marë flakë Audi më pas Smarti më pas Land Roveri.
Cfare raportoi policia:"Fillimisht ka marrë flakë automjeti tip "Smart", ku si pasojë e flakëve janë djegur pjesërisht edhe 2 automjete të tjera të markave "Audi" dhe "Landrover" në pronësi të shtetasit me iniciale E.H."
Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Po shikohen kamerat e sigurisë për të zbuluar detaje të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vlore-brenda-nates-djegin-tre-automjete-dyshohet-e-qellimshme