Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre automjete janë djegur njëra pas tjetrës në orët e para të mëngjesit të së shtunës (14 prill) në qytetin e Vlorës.
Njëri nga automjetet është djegur në lagjen ?Bishan? dhe 2 prej tyre në lagjen ?24 maji?.
Automjeti tip ?Fouristradë? dhe mjeti tip ?Benz? janë gjetur të djegura rreth orës 01:45. Benzi rezulton në pronësi të Ermelind Abazi.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se djegia e dy automjeteve ka qenë e qëllimshme.
Ndërsa automjeti tip 'Volkswagen Polo', i gjetur në fshatin Bishan rezulton në pronësi të Klement Trokës.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.
Nga djegia e tre automjeteve nuk ka persona të lënduar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur ngjarjet e kapjen e autorit/ve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vlore-digjen-3-automjete-gjate-nates