Ndodhën brenda natës në Tiranë: Eksploziv makinës, digjen 4 automjete- Ora News

Ora News Lajme 2016-04-16

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy ngjarje kriminale janë shënuar brenda 2 orëve në kryeqytet pas mesnatës së 15 prillit 2016. Një sasi eksplozivi është vendosur poshtë derës së një makine emigrant në Itali, ndërsa në një ngjarje të dytë djali vendos ?të hakmerret? ndaj ish të fejuarës duke djegur makinat e motrës së kësaj të fundit. Policia njoftoi sot në mëngjes për ngjarjet duke shtuar se pas tyre fshihen konfliket.
Eksploziv makinës së shqiptarit emigrant në Itali
Rreth orës 00:20, në rrugën ?Llambi Bonata?, në garazhdin e banesës së shtetasit G. Sh., 37 vjeç, banues më Itali,ka ndodhur një shpërthim eksplozivi.
Policia informon ?për një sasi lënde plasëse që është vendosur poshtë derës së pasme të pasagjerit të makinës që ishte në pronësi të 37 vjeçarit. Si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme të vogla materiale. Nga hetimet paraprake, dyshohet që shkak i kësaj ngjarje të jetë një konflikt i vjetër?. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre penale.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/digjen-4-automjete-zjarrvenia-dyshohet-e-qellimshme/

Share This Video


Download

  
Report form