Ora News – Akuza e PD: KPK standard të dyfishtë me burrin e prokurores Donika Prela

Ora News Lajme 2019-01-24

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Partia Demokratike akuzon organet e vettingut se po përdorin standarde të dyfishta në rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, iu referua procesit të rivlerësimit të drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Gjata: Në rastet kur ka ndërhyrje politike, siç ishte qoftë rasti i prokurores së përgjithshme, zonjës Prela apo raste të tjera për gjyqtarë apo prokurorë të kapur nga Edi Rama që i shërbejnë kryeministrit, politikës në pushtet apo pushtetit politik sipas dëshirës dhe oreksit të tyre, ato falen, janë në rregull pavarësisht dosjeve që mund të vinë nga Tatimet, pavarësisht dosjeve për shkelje që mund të vinë nga DSIK.

Gjata tha se vettingu duhet ta shkarkojë menjëherë Donika Prelën pasi ajo i është shmangur ligjeve të vendit duke mos paguar taksat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/akuza-e-pd-kpk-standard-te-dyfishte-me-burrin-e-prokurores-donika-prela

Share This Video


Download

  
Report form