Report TV - KPK-ja e prerë: Shkarkohesh!/ Prokurores së Shkodrës i dridhet zëri pas vendimit

Report TV 2018-05-14

Views 0

Organi i Vettningut shpalli sot vendimin, duke argumentuar se prokurorja nuk justifikonte zotërimin e 2 apartamenteve, 2 garazheve dhe një veture tip fuoristradë me vlerë 20 mijë euro.

Prokurorja e duartrokiti me ironi në sallë vendimin, ndërsa jashtë sallës u shpreh tepër e revoltuar para mediave.

Me zërin që i dridhej, ajo tha se nuk e ka kryer shkelje në asnjë dosje dhe se priste të shihte të arsyetuar vendimin e KPK-së, të cilin tha se do ta apelonte.

Nikëhasani u shpreh e befasuar nga vendimi dhe tha se nuk e kishte pritur.

Share This Video


Download

  
Report form