Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur gjatë ceremonisë së 100 vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, kritikave të bëra nga ana e mazhorancës për emrin që ai propozoi për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Meta deklaroi për gazetarët se propozimi i emrit të këshilltarit të tij, Bahri Shaqiri, ka qenë një propozim i udhëhequr nga Kushtetuta.?Interesi kombëtar dhe publik janë të vetmet që më udhëheqin në veprimet dhe aktet e mia?- u shpreh më tej ai.
Kujtojmë se tre ditë më parë, pasi Meta propozoi për në krye të KLSH-së emrin e Bahri Shaqirit (Lexo këtu), mazhoranca reagoi duke e cilësuar si një problem serioz.
Sipas tyre, Kushtetuta e përcakton qartë se kandidati për Kontrollin e Lartë të Shtetit duhet të ketë ekspertizë në fushën e financave.