Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Shqipëria gjendet para dy ngjarjeve kryesore në qershorin e ardhshëm siç janë vendimi për negociatat dhe zgjedhjet vendore.
Për kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, opozita duhet të marrë përsipër detyrat e saj në mbarëvajtjen e këtyre proceseve dhe për këtë duhet të votojë në parlament kodin e ri zgjedhor
Taulant Balla: "PD sot po mundohet të ngrejë skeletin e alibisë së humbjes së radhës më 30 qershor. Për të mohuar gjithë këto dyshime duhet që PD të bëhet pjesë e rëndësishme e marrjes së përgjegjësive"
I pyetur për propozimin nga Presidenti të Bahri Shaqirit si kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Balla u shpreh se si kryetar i grupit parlamentar, do të flasë i fundit, pasi të jenë kryer të gjitha procedurat parlamentare në lidhje me këtë propozim dhe më pas do të vendosë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ps-do-vendose-bahri-shaqirin-pas-seances-degjimore