Pas seancës dëgjimore, Medi Bici para kamerave: Kam besim tek KPK, por prisja vlerësim tjetër

Report TV 2018-07-30

Views 1

Pas seancës dëgjimore, gjyqtari i Gjykatës së Lartë Medi Bici ka dhënë një prononcim për mediat. Në deklaratën e tij ai është shprehur se tek KPK-ja ka besim por priste për një vlerësim tjetër duke pasur parasysh karrierën e tij të gjatë.

Medi Bici para mediave:

Çfarë prisni nga Komisioni?

Unë besoj tek Komisioni. Por duhet thënë që prisja vlerësim tjetër duke marrë parasysh karrierën time.

Si e vlerësoni punën e Gjykatës së Lartë?

Gjykata e Lartë gjykon me 22% të kapacitetit, janë 25 mijë çështje, të tjerat mund t?i kalkuloni vetë.

Qytetarët duhet të vazhdojnë të presin për të marrë drejtësi nga Gjykata e Lartë?

Me këtë numër gjyqtarësh vetëm çështjet emergjente mund të shqyrtohen. Merremi vetëm me to.

Share This Video


Download

  
Report form