Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Gropat me ujë e rrugët me baltë mbizotërojnë këto ditë me shi në lagjen "Besëlidhja" në Lezhë. Blloku i banimit për mijëra qytetarë vuan mungesën e infrastrukturës edhe pse premtimet e bashkisë Lezhë për ndërhyrje kanë qenë të vazhdueshme.
Kjo është pamja në një ditë me shi në lagjen ?Besëlidhja? të Lezhës.
Lëvizja e këmbësorëve dhe mjeteve është e vështirë për shkak të gropave me ujë e baltës.
Në këtë bllok banimi nuk është investuar prej dekadash, duke bërë që rruget të degradojnë plotësisht.
Situata ka vështirësuar jetesën e banorëve, të cilët thonë se janë të harruar nga pushteti vendor.
Bashkia e Lezhës thotë se investimet në lagjen "Besëlidhja" mbeten priroritet i projekteve, por veç premtimit se ndërhyrja do të jetë e shpejtë nuk jep kohë për ndryshimin e kësaj situate.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/beselidhja-lagjia-e-harruar-ne-bashkine-e-lezhes