Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Ndryshe nga vitet e kaluara, Kukësi ka bërë një merkato inteligjente.
Drejtuesit larguar lojtarët që nuk bindën në dy fazat e para dhe nënshkruan me futbollist të afirmuar në Superiore, si Vasil Shkurtaj dhe Eduart Rroca, apo edhe me një mbrojtës të prespektivës si Faton Xhemaili. Fazën përgatitore verilindorët e zhvilluan në kushte të shkëlqyera në Turqi, ku qëndruan për të paktën 2 javë, ndërsa luajtën edhe 3 miqësore.
Blutë e nisën vitin 2019 duke u mposhtur nga kryesuesit e Superligës turke, Basaksehir me shifrat e ngushta 2-1. Më pas barazuan 1-1 kundër Rostov dhe e mbyllen me fitore 2-0 përballë Shakhtar Karagandy. Në përfundim të mini-fazën, trajneri Armando Cungu u shfaq i kënaqur me progresin që kanë bërë lojtarët.
"Na ka shërbyer për të marrë ngarkesat e duhura, por njëkohësisht dhe për të harmonizuar edhe më tepër grupin. Mbi të gjitha edhe lojtarët që kanë ardhur, si Rroca e Shkurtaj."-tha fillimisht Cungu.
Ambiciet në këtë sezon janë të mëdha dhe Cungu nuk fshihet.
"Më shumë se e dëshiroj unë, besoj se nuk e dëshiron as presidenti Gjici, titullin kampion. Sepse ai në fund të fundit e ka prekur njëherë titullin kampion si president i këtij klubi. Ndërkohë unë jam në kërkim për ta gjetur këtë titull, pavarësisht se Kupën e Superkupën e kam marrë. Nuk kam arsyeje as unë dhe as djemtë për t'iu ndrojtur dikujt."-shtoi ai.
Kukësi ka në përbërje dy golashënues si Reginaldo dhe Shkurtaj, por vetëm njëri prej tyre mund të jetë titullar bazuar në modulin që kanë aplikuar në pjesën e parë të kampionatit, megjithatë Cungu ka një strategji.
"Unë kam respektuar dhe respektoj punën e Reginaldos. Kam folur sistematikisht me sportistin edhe para se të shkonim në fazë, edhe në fazë atje. Është një sportist i cili ka kontribut te Kukësi. Ka një moshë të konsiderueshme, nuk mund të them të madhe. Është në kulmin e tij të karrierës. Kërkon që të jetë zgjedhje e parë, të paktën kështu pretendon sportisti, duke qënë edhe lojtar i kombëtares. Nuk mund të më bëj presion askush. Jam këtu për të bërë zgjedhjet më të mira në interes të klubit të Kukësit dhe të djemve të ekipit. Jam i bindur se ka vend edhe për Reginaldon, ashtu siç ka vend edhe për Shkurtaj. Askush nuk e ka me tapi futbollin. Janë këmbët e tyre, rendimenti i tyre, performanca e tyre që i japin garanci edhe minutazh emrit të tyre. "-përfundoi tekniku shkodran.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/cungu-i-pergjigjet-reginaldos-titullin-e-dua-me-shume-se-gjici