Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Trajneri i skuadrës së Kukësit, Armando Cungu, në prag të ndeshjes me Teutën ka folur para gazetarëve duke theksuar që objektivi i radhës është fitimi i pikëve të plota.
Ndër të tjera ai u shpreh:
?Unë nuk mendoj se ka ndonjë ekip të lehtë në Superligë por duhet shumë stërvitje, djersë dhe seriozitet për të arritur marjen e pikëve ne çdo ndeshje. Rrjedhimisht edhe ndeshja e nesërme, përballë ekipit të Teutës, nuk do të jetë e lehtë por jo e pamundur për të dal nga kjo ndeshje me pikë të plota. Mungesa e stadiumit ka ndikuar shumë pasi dihet edhe rëndësia e lojtarit të dymbëdhjetë por ne do të bëjmë të pamundurën për të arritur tek fitorja. Shfrytëzoj mundësinë që të ftoj të gjithë sportdashësit dhe në veçanti tifozët kuksjanë të mbështesin ekipin e tyre.
"Sa i takon spekulimeve për sulmuesin Reginaldo, vazhdon stërvitjen me ekipin ndërkohë që do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme përballë Teutës. Sa I takon humbjes së penalltisë nga sulmuesi, historia ka treguar që nuk janë treguar të saktë para porte lojtarë botërorë dhe të mos harrojmë që është hera e parë që ky futbollist humbet penalltinë për ekipin tonë. Mozambikasi jep maksimumin në çdo ndeshje dhe shpresoj që të arrijë të shënojë nesër.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/cungu-nuk-na-falen-gabimet-reginaldo-do-te