Ora News - Lushnjë, maskat grabisin 10 mln lekë mall në argjendari

Ora News Lajme 2019-01-20

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Një dyqan argjendarie u grabit në qendër të qytetit të Lushnjes.

Ngjarja u regjistruar rreth orës 05: të mëngjesit në sheshin përballë bashkisë së qytetit.

Autorët që paraprakisht besohet se ishin 5 persona vepruan në kohën kur ndërrohen turnet e policisë.

Katër prej tyre, me leva hekuri kanë hapur qepenin, thyen xhamat dhe kanë marrë cdhe orë të ekspozuara në vitrina.

Ndërsa një i pestë i priste në makinë, me të cilën janë larguar me shpejtësi.

Pronari i argjendarisë që banon në katin e dytë të pallatit, thotë se ka zbritur menjëherë sapo ka rënë alarmi dhe ka arritur të shohë autorët duke u larguar.

Por nuk ka arritur ti identifikojë, pasi thotë se ishin të maskuar me kapucë në kokë.

Mbi bazë të pamjeve të kamerave të sigurisë, gjithëcka ka ndodhur brenda 2 minutave

Policia ka sekuestruar tashmë pamjet e kamerave të sigurisë së argjendarisë dhe bizneseve të tjera ngjitur që besohet se kanë filmuar autorët e grabitjes

Por ata mbeten ende të paidentifikuar, edhe pas veprimeve të para hetimore nga Policia.

Pronarët e dyqanit thonë se vlera e mallit të grabitur shkon në 10milion lekë, por ende nuk ka bërë një përllogaritje zyrtare.

Ndërkohë një shtëpi, një supermarket dhe një dyqan janë grabitur gjatë natës në Tepelenë.

Ngjarjet kanë ndodhur në seri në harkun e 15 minutave, ndaj policia ka ngritur dyshime se të treja janë vepra të një grupi autorësh.

Në kuadër të hetimeve policia ka shoqëruar disa persona, por ende nuk ka arritur të identifikojë autorët. Kjo bëhet e vështirë edhe për faktin se hajdutët kanë vjedhur edhe serverin e kamerave të sigurisë së marketit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vidhet-argjendaria-ne-lushnje

Share This Video


Download

  
Report form