Ora News - Organizatat e medias: Rama të tërheqë pr/ligjin për portalet, po cënon lirinë e fjalës

Ora News Lajme 2019-01-18

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Gazetarët i bëjnë thirrje kryeministrit që të terheqë mbrapsht projektligjin për portalet online , në rast të kundër ato janë të gatshmë të përballen me të në çdo rrugë ligjore dhe demokratike. Përveç kësaj nisme mediat online ngrejnë shqetësimin se po deskrimohen nga qeveria pasi ato duhet të paguajnë tatimin në masën 20% ndryshe nga radiontelevizionet që paguajnë 6%.

Organizatat e medias i kërkojnë qeverisë që të tërheqë projektligjet për rregullimin e medias online, pasi sipas tyre cënon lirinë e shprehjes dhe nuk rregullon problemet ekzistuese të portaleve.

Gazetarët profesionistë shprehen se pretendimi i ekzekutivit se për këtë nismëse është marrë nga shembulli nga Kroacia dhe ka të bëjë me shpifjen është i pavërtete.

Pas miratimit të ndryshimeve në ligjin ?Për tatimin mbi vlerën e shtuar?, portalet online po përballen edhe me një tjetër problematikë, pasi duhet të paguajnë më shumë se radiotelevizionet dhe gazetat pasi nuk përfitojnë nga ulja e tarifës në 6 %.

Nëse qeveria nuk merr parasysh kërkesën e tyre dhe do të miratojë projektligjet, organizatat për mbrojtjen e lirisë së fjalës do të ndjekin çdo rrugë ligjore dhe demokratike për ta rrëzuar atë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/organizatat-e-medias-rama-te-terheqe-prligjin-portalet-po-cenon-lirine-e-fjales

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS