Ora News - Ligji për portalet Online, Pollo: S’do miratohet, pengon lirinë e shprehjes

Ora News Lajme 2016-12-18

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Komisionit të Medias, Genc Pollo e quan tentativë për të fshehur skandalet, projektligjin e qeverisë për krijimin e sistemit të regjistrimit dhe monitorimit të portaleve online.
I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, deputeti demokrat paralajmëroi se ky projektligj nuk do të miratohet.
Pollo: Kjo do të thotë që PS me këtë ligj, që s?ka për tu miratuar do që portalin e Ora News ta mbylli sapo të publikoni një skandal të ministrisë së Shëndetësisë, apo ministrisë së Brendshme, apo ministrisë së Financave apo ministrisë së Ekonomisë. Kaq.
Kush janë portalet e paregjistruara dhe portalet e paregjistruara? Kush do të preket nga kjo?
Pollo: Nuk ka detyrim ligjor për regjistrimin e portaleve. Dhe po të fusësh një term ?i paregjistruar? çdo portal është edhe i regjistruar edhe i paregjistruar dhe në dorë të Maliqit ai portal që është pak i besdishëm urdhëron mbylljen e tij sepse me legjislacionin që kemi ne, portali i Ora News psh mjafton të ketë një kompani interneti që i strepohn faqen kjo është një marrëdhënie komerciale mes kompanive dhe nuk ke nevojë për leje nga shteti. Mund të ketë disa rregulla administrative, te adresës por nuk mund të ketë të regjistruar dhe të paregjistruar, të monitoruar apo të pamonitoruar dhe ligji i PS thotë nëse bëjnë propagandë të mbyllen, kush e ndan propagandën nga lajmet reale.
Kush është qeveria që përcakton nëse ju informoni si duhet për çmimet që u dhanë për përkthimet dhe çmimet për letërsinë dhe nuk e kaloni kufirin e informimit, kush e përcakton këtë? Përvec ju si profesionistë të medias dhe kjo ka qenë sot e mot në demokracinë perfekte.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ligji-per-portalet-online-pollo-nuk-do-miratohet-pengon-lirine-e-shprehjes/

Share This Video


Download

  
Report form