Dekani i Juridikut: Nuk kam shantazhuar studentet

RTV KLAN 2019-01-17

Views 1

"Ju keni marrë peng shkollën. Jeni studentë të Juridikut. Ju keni pasurinë e shkollës atje. Keni gjithë dokumentacionin. Po t?ju ndodhë gjë (dokumenteve) ku do shkoni ju? Ju i keni vënë fytyrën dhe emrin tuaj gjithë këtij procesi".

Një video me këto fjalë që qarkullon në rrjetet sociale ku shfaqet Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në një takim me një grup studentësh, u komentua si presion ndaj tyre për të ndërprerë protëstën. Një qëndrim të tillë ndau edhe opozita. Po vetë dekani Artan Hoxha, shprehet për Tv Klan, se nuk ka pasur asnjë shantazh ndaj studentëve, por u janë komunikuar vendimet e Senatit rreth vitit akademik.

"Nuk ka qenë as presion, as shantazh. Ju kam përcjellë vendimet e Dekanatit dhe të Senatit".

Përmes një peticioni, vetë studentët e Fakultetit të Drejtësisë i janë drejtuar këtë të enjte Dekanit, ku kërkojnë vazhdimin normal të procesit të mësimit. Ata theksojnë se po pengohen nga një grup i vogël studentësh që kanë bllokuar mjediset e fakultetit.

"Janë 180 studentë që na kanë kërkuar të vazhdojë mësimi. Jemi të angazhuar për riformatimin e vitit akademik, por sa më shumë kalon koha aq më e vështirë bëhet".

Sekretaria dhe auditoret në Fakuletin e Drejtësisë vijojnë të bllokuara prej 10 Janarit, pas vendimit të studentëve protestues për të qëndruar brenda mjediseve të shkollës. Veç mungesës së mësimit, kjo situatë ka sjellë edhe ndërprerjen e shërbimeve të tjera nga ky institucion.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form