Bllokimi i fakultetit, dekani i Juridikut MASR: Duam ambiente të tjera për të zhvilluar mësimin

Report TV 2019-01-28

Views 0

TIRANË- Studentët janë rikthyer këtë të hënë në Fakultetin e Drejtësisë për të zhvilluar mësim. Por ambjentet e këtij fakulteti kanë një grup studentët që e kanë penguar mësimin. 

Pas kërkesës së studentëve për të vijuar mësimin, dekani Hoxha i ka çuar një kërkesë ministrisë së Arsimit për t?i mundësuar ambiente për të zhvilluar mësimin. 

?Duam ambiente të tjera për të zhvilluar mësimin. Procesi mësimor sa vjen dhe bëhet më i vështirë për tu bërë i plotë. Rektori nuk na është përgjigjur, unë kam folur me ministren e Arsimit. Unë shpresoj që të fillojmë që nesër mësimin, ska rëndësi se ku. Besoj që ministria do të na vijë në ndihmë. Ka persona që nuk janë as student. Nuk e di pse janë aty dhe prej kujt. Po ta dija, do ta thoja,? - tha gjatë një konferencë për shtyp dekani.

Për të zgjidhur ngërçin mes studentëve ka ndërhyrë edhe njëra prej pedagogëve të fakultetit, e cila u ka thënë studentëve që pedagogët po punojnë që situata të marrë zgjidhje.

Share This Video


Download

  
Report form