Kotoleta pule me salcë domate:
Përbërësit:
500 gr fileto pule
Kripë dhe piper i zi
2 kokrra vezë
80 gr peksimadhe
50 gr parmixhan
2 lgj vaj ulliri
1 kuti domate të copëtuara
200 gr pure domate
10 gjethe borzilok
125 gr mozzarella
Vaj për skuqje
Përgatitja:
Në një tenxhere të vogël vendosim pak vaj ulliri, domatet e grira në kuti , pure domate, pak kripë, piper të zi dhe 10 gjethe borzilok. Të gjitha këto i vendosim në zjarr për ti dhën një valë të lehtë .
Filetot e pulës i lajmë, i thajmë dhe i presim në feta të holla. I shtypim pak lehtë, i marinojmë me kripë dhe piper të zi dhe më pas i lyejmë me vezë. I rrotullojmë në peksimadhe me parmixhan të tretur dhe i vendosim në tigan për ti dhën një skuqje të lehtë. Shtojmë salcën në një tavë, vendosim mbi salcë kotoletat e pulës të skuqura. Mbi çdo kotoletë vendosim nga një fetë të hollë me djath mozzarella dhe vendosim tavën në furrë në temperaturën 190ºc për 15-20 minuta. Më pas i servirim kotoletat me bullgur, makarona apo oriz.