Si pasojë e reshjeve të dëborës situata vijon që të jetë problematike në disa qarqe të vendit nga veriu dhe verilindja. Qarqet ku ka zona të thella të bllokuara janë; Kukësi, Dibra, Shkodra, Gjirokastra, Lezhë por edhe Korça. Në Lezhë dhe Shkodër ka probleme me energjinë në disa zona, ndërsa në Dukagjin shkollat vijojnë të mbyllura.
Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në lartësi. Temperaturat janë qenë të ulëta. Përsa i përket akseve nacionale, ARRSH raporton se nuk ka asnjë të bllokuar, ndërsa në disa prej tyre rekomandon përdorimin e zinxhirëve.